Milani pa Champions mendon për ish-trajnerin e Juventusit

Te Milani mund të ketë një tjetër ndryshim në pankinë pas atij të tetorit të vitit 2019, kur u largua Marco Giampaolo. Tani radhën mund ta ketë pasuesi i tij, Stefano Pioli. Lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku thuhet se kuqezinjtë kanë gjetur trajnerin e ri në rast se Stefano Pioli nuk arrin ta kualifikojë skuadrën në Champions, në fund të këtij sezoni.
Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, drejtori Paolo Maldini po studion terrenin për të mos u kapur në befasi në rast se Pioli dështon në mbylljen e kampionatit brenda katër vendeve të para. Mes kandidaturave të shqyrtuara nga drejtori teknik, spikat emri i Maurizio Sarrit, i cili është pa punë që prej vitit të kaluar kur u largua nga Juventusi, ndonëse vazhdon të paguhet nga bardhezinjtë, me të cilët nuk ka gjetur një kompromis për prishjen e kontratës së nënshkruar në verën e vitit 2019.
Sarri, i cili në ditët e fundit ishte përfolur se do ta kalonte te Roma, e ka parë veten që të digjet pas pranimit nga ana e Jose Mourinhos, i cili do të stërvitë verdhekuqtë për të paktën tri vitet e ardhshme. Problemi mund të jetë vetëm fakti i rrogës, duke qenë se Milani nuk ka ndërmend që për një trajner të paguajë mbi 3 milionë euro në sezon, ndërsa Sarri aktualisht, edhe pse i papunë përfiton 6 milionë neto nga Juventusi.
KOHA JONË SONDAZH

