Milani piketon Allegrin për sezonin e ardhshëm, por gjithçka do të varet nga drejtori sportiv

Milani ka nisur puna për ndryshimet që do të bëjnë në verë. Kuqezinjtë do të ndryshojnë trajnerin dhe nga Italia raportohet se drejtori i Milanit, Giorgio Furlani, ka nisur kontaktet me trajnerin Massimiliano Allegri.
Palët kanë pasur një bisedë mes tyre, por pa u futur në detaje. Allegri plotëson kriteret e drejtuesve dhe për këtë arsye për momentin qëndron në krye të listës.
Një emër tjetër që pëlqehet është edhe trajneri Antonio Conte, i cili aktualisht drejton Napolin, me të cilët po lufton për titullin. Në rast se largohet nga të kaltrit, ekziston mundësia e një oferte për të drejtuar Milanin.
Gjithcka do të vendoset pasi të merret vendimi edhe për drejtorin sportiv. I preferuari i Furlanit për këtë rol është Fabio Paratici, ndërsa Ibrahimovic kërkon shqiptarin Igli Tare.