FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani piketon dy francezë në merkaton e verës

Milani ka nisur që tani të mendojnë për merkaton dhe po planifikojnë lëvizjet që do të kryejnë gjatë verës. Politika e klubit është që të afrojë futbollistë të rinj të talentuar, të ndërthurur me të tjerë me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe për këtë arsye dyshja Maldini-Massara kanë piketuar dy francezë për sulmin.

I pari është 34-vjeçari i Francës, Olivier Giroud, i cili ishte pranë kuqezinjve edhe në muajin janar, por nuk u arrit marrëveshja dhe te Milani përfundoi kroati Mario Mandzukic, i cili ishte i lirë atëherë. Situata ndryshon këtë verë, pasi sulmuesit të “gjelave” i përfundon kontrata me Chelsea-n dhe mund të transferohet në Milano me parametra zero, pasi e ka pranuar edhe vetë se do të dëshironte një sfidë të re, në një tjetër kampionat.

Përveç Giroud, Maldini po ndjek me mjaft vëmendje edhe sulmuesin 21-vjeçar të Touluses, Amine Adli, i cili u vlerësua edhe si futbollisti më i mirë i Ligue 2 në Francë, pasi shënoi 8 gola dhe dha 5 asiste. Ai shihet si një nga lojtarët më premtues dhe Touluse e vlerëson rreth 15 milionë euro, megjithatë drejtuesit e Milanit janë gati të paguajnë 10 milionë euro për ta marrë menjëherë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?