FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani reagon për Superligën Europiane: Vijojmë përpjekjet për një model të ri!

Pa mbushur ende 72 orë nga krijimi, Super Liga u braktis nga shumica e klubeve nismëtare, të cilat në harkun e pak orëve konfirmuan me deklarata zyrtare se vendosën të tërhiqen nga ideja e krijimit të këtij kompeticioni.

Së fundi ka reaguar me një deklaratë edhe klubi i Milanit, ka pranuar se zëri i tifozëve do të dëgjohet dhe merret në konsideratë, por ka theksuar se ndryshimi është i nevojshëm.

Ja deklarata e klubit kuqezi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin Super League me qëllimin e mirëfilltë për të krijuar kompeticionin më të mirë të mundshëm evropian për tifozët nga e gjithë bota, për të mbrojtur interesat e Klubit dhe mbështetësve tanë. Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar dhe struktura e futbollit evropian gjithashtu ka evoluar dhe ndryshuar me kalimin e viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën në lidhje me projektin e Superligës kanë qenë të forta dhe të qarta, dhe klubi ynë duhet të mbetet i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj mendimit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të përcaktuar një model të qëndrueshëm për botën e futbollit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?