Milani transferon portierin e Lille, Donnarumma drejt largimit

Pasi siguroi kualifikimin për në Champions League, Milani bën lëvizjen e parë në merkato. Pak minuta para mesnatës së të hënës duke u gdhirë e marta ka zbarkuar në Milano Mike Maignan, portieri i Lille, i saposhpallur kampion i Francës. Gjatë kësaj të hëne, portieri 25-vjeçar do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të lidhet në kontratë me kuqezinjtë.

Blerja e “gardianit” francez shtyn Gigio Donnarumman drejt largimit nga Milani. Drejtuesit kuqezi kanë vendosur të shpenzojnë 15 milionë euro për ta mbajtur mbrojtësin ekstrem në stol. Ka distancë të madhe mes ofertës dhe kërkesës, kështu që nuk mund të bëhet asgjë më shumë për t’i afruar palët.

Numri 99 është i destinuar të largohet me parametër zero, kështu që Mino Raiola është gati t’ia “dorëzojë” portierin italian ofertuesit më të mirë. Në “pole” është Juventusi, por vëmendje për Donnarumman kanë edhe PSG dhe Barcelona. Maldini dhe Massara vendosën të mos prisnin më, por të përqendroheshin te portieri më i mirë në Ligue 1, i cili festoi suksesin në kampionat të dielën, me fitoren 1-2 ndaj Angers.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?