Milani zyrtarizon afrimin e lojtarit më të mirë të Kupës së Afrikës
Ismael Bennacer është futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezintë kanë arritur që të konkretizojnë transferimin e tij nga Empoli për 16 milionë euro, plus 1 milion të tjera në formë bonusesh, ndërsa vetë lojtari firmosi kontratë 5-vjeçare, deri në verën e vitit 2024.
Mesfushori është ende me pushime, pasi luajti me Algjerinë në Kupën e Afrikës, ku fituan trofeun dhe blerja e re e “Djallit” u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu.
21-vjeçari u largua nga Empoli, pasi skuadra e tij ra në Serie B dhe Milani e mori menjëherë. Vizitat mjekësore algjeriani i pati kryer që me 22 korrik, por vetëm sot u bë zyrtarizimi nga klubi kuqezi.