FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mino Raiola shkakton polemika: Ja e ardhmja e Ibrahimovic

Agjenti i mirënjohur Mino Raiola ka shkaktuar jo pak polemika pasi ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovicit.

Në një intervistë për “TalkSPORT”, Raiola theksoi se klienti i tij dëshiron të mbetet në Angli por Manchester United mund të mos jetë klubi i ardhshëm i suedezit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

“Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë në Angli, por mund mos jetë Manchester United skuadra për sezonin e ardhshëm. Ka një mundësi që Ibra të qëndrojë te United. Ne kemi biseduar shumë, por ai ka shumë oferta dhe ne duhet të vlerësojmë më të mirën. Ai ka zhvilluar një sezon fantastik me United me të cilët kemi ende një kontratë të vlefshme. Nëse ai e sheh se është një pasuri e vlefshme për Unitedin ai do të qëndrojë. Por gjithashtu ai e di shumë mirë se mund të ketë më shumë vlerë tek ndonjë klub tjetër. Vendimi do të merret nga të dy palët”, përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?