Miqësore yjesh Shqipëri-Gjermani, vjen Rudi Feler më 7 maj në Elbasan
Yjet e futbollit gjerman të viteve ’80 do të vijnë në Shqipëri më 7 maj dhe do të zhvillojnë një miqësore me yjet e futbollit shqiptar të të njëjtës periudhë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, deputeti Taulant Balla, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) organizojnë me datë 7 Maj 2015, ora 18.00, në “Elbasan Arena” ndeshjen e yjeve ndërmjet Shqiperisë dhe Gjermanisë. Në këtë miqësore do të vijnë nga Gjermania yjet e futbollit të viteve 90’, ish-kampionë bote, si Rudi Feler, Fredi Bobic, Jens Novotni, Michael Schulz. Nga kombëtarja shqiptare do t6ë marrin pjesë lojtarët më të mirë të kësaj kohe, si Suleiman Demollari, Ilir Shulku, Mirel Josa etj. Kjo miqësore zhvillohet për hir të miqësisë së dy vendeve tona dhe ndeshjeve të shumta që Shqipëria ka zhvilluar ndaj Gjermanisë, në të shkuarën
KOHA JONË SONDAZH

