Moggi flet si mjeshtër shahu për finalen e Champions League: Zidane kapi mat Allegrin
Lucciano Moggi ka dhënë një prononcim për mediat italiane përsa i përket humbjes së Juventusit në finalen e Champions League. Ish-drejtori i bardhezinjve deklaroi se Real Madrid kishte dhënë gjithçka në atë sfidë duke fituar në çdo aspekt.
“Finalja e Champions League përfundoi sezonin futbollistik me një Real Madrid që tregoi një forcë të jashtëzakonshme kundër Juventusit, një skuadër e cila është më e mira e viteve të fundit. Një rezultat 4-1 nuk lejon diskutime dhe ne jemi skeptikë në lidhje me ata lojtarë që ishin në fushën e blertë. Para së gjithash besoj se do të ishte efektive që në fushë të ishin të gjithë italianë përballë një ekipi të madh si Real Madrid. Juventus tregoi që në fushë nuk ishte më ajo “Zonja e Vjetër” që e kishin frikë të gjithë. Alegri luajti me një taktike duke pritur, por që në fund rezultoi vetvrasëse”, deklaroi fillimisht ish-drejtuesi juventin.
Në fund ndeshja u vendos nga treshja e mesfushorëve, Modric, Casemiro dhe Kross të cilët dribluan në çdo veprim lojtarët juventinë. Për këtë Moggi u shpreh: “Mesfusha ishte shumë keq. Pjanic dhe Khedira nuk ishin në formën e duhur për të konkuruar me rivalët. Dybala ende nuk është pjekur për ndeshje të tillat të mëdha dhe Higuain nuk ishte në formën e tij. Në këtë mënyrë dua të them që finalen e fitoi Zidane, i cili ashtu si në shah, mposhti Alegrin duke e zënë mat”.
KOHA JONË SONDAZH

