Monaco-Juventus, Trezeguet: Ja kush kualifikohet në finale të Championsit

Ish-sulmuesi i njohur David Trezeguet beson se skuadra e Juventusit është favorite për tu kualifikuar në finalen e madhe të Champions Leagues.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, sulmuesi francez shprehu hapur dëshirën që këto dy skuadra të përballeshin në finale të Champions Leagues, shkruan “Football-Italia”.

“Të jem i sinqertë, kam kërkuar një finale Monaco-Juventus, por shorti vendosi që kjo përballje të luhet në gjysmëfinale. Është një ndeshje e veçantë për mua sepse të dy klubet kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Mendoj se Juventusi është favorite për të bërë historinë. Nuk duhet të harrojmë vlerat e Monacos e cila do të hyjë në fushë për tu përballur si e barabartë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që prej 5 vitesh Trezeguet ka qenë pjesë e Monacos ndërsa 10 vitet e lavdishme i kaloi te Juventusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?