‘Monaco në finale të Championsit’, -Deklarata që po çmend Juventusin

Mbrojtësi i Monakos, Kamil Glik këmbëngul se skuadra e tij nuk e ka arritur objektivin pasi do të kërkojë të mundë Juventusin për të prekur finalen e madhe të Champions Leagues.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i Torinos ka zbuluar mënyrën se si skuadra e tij do të triumfojë ndaj Juventusit, shkruan “Football-Italia”.

“Kam zgjedhur të luaj për Monacon sepse ëndrra ime gjithmonë ka qenë për të luajtur në Champions League dhe arritja në gjysmëfinale që prej sezonit të parë nuk është keq. Ndeshja kundër Juventusit do të jetë shumë e komplikuar, mendoj se faza sulmuese do të jetë e rëndësishme për ne. Reparti i sulmit do të jetë suksesi ynë. Nëse Barça në dy ndeshje nuk arriti të shënojë asnjë gol kjo do të thotë që do të jetë e vështirë por jo e pamundur për të prekur finalen e madhe të Kardifit. Juventusi është favorit dhe ne do mundohemi ta sulmojmë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që më 3 maj do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinaliste mes Monacos dhe Juventusit. / SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?