FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moratti flet për titullin: Nisim një cikël me Suning, Conte ka merita të mëdha!

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur për mediet italiane, pas fitimit të titullit nga zikaltërit, duke thyer dominimin 9-vjeçar të Juventusit. Moratti tregon qartë emocionet e tij dhe flet gjithashtu edhe për Superligën.

“Babai im do kishte festuar si i çmendur. Më në fund vjen titulli! Shkëmbeva mesazhe me Zhang dje pasdite dhe ishte shumë emocionuese. Superliga? Interi zgjodhi të hyjë dhe të dalë pa shumë zhurmë.

Agnelli bëri një rrëmujë të madhe në informimin dhe kohën e lancimit të projektit. Futbolli është psion dhe ndjenjë. Conte? Ai ka merita të mëdha. E tregoi veten e tij dhe nuk ishte e lehtë të mblidhte ekipin, pas gjithë atyre problemeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakimi këtë sezon më kujtoi Maicon. Edhe Barella ka ADN e Interit. Gjithashtu veçoj edhe Lukakun dhe Eriksen për atë që kanë dhënë këtë sezon. Darmian gjithashtu ishte një nga simbolet e kësaj skuadre”, u shpreh Moratti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?