Mori pasaportë shqiptare, 25-vjeçari nga Kosova prezantohet në Rusi

25-vjeçari Mirlind Daku pasi nuk fitoi besimin nga përfaqësuesja e Kosovës, mori pasaportën shqiptare dhe sot është prezantuar tek ekipi i tij në Rusi.

Ekipi “Rubin Kazan” ka bërë zyrtare me anë të një postimi në Instagram afrimin e sulmuesit.

I riu u transferua nga Osijek tek ekipi rus për një shumë prej 1.5 milionë euro. Një aventurë e re për bomberin që po pret ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit.

SHKARKO APP