Moto GP/ Një fitore surprizë në Çmimin e Madh të Çekisë
Sporti E Diel, 9 Gusht 2020 16:10
Brad Binder është bërë afrikano-jugori i parë që merr fitore në MOTOGP, në çmimin e madh të Republikës së Çekisë.
Piloti i talentuar la mbrapa Franco Morbidellin, ndërsa podiumin e mbylli Johan Zarko. Vend i pestë për Valentino Rosin që bëri një garë mjaft të mirë pasi rikuperoi shumë vende gjatë garës.
Zhgënjeu sërish Kuartararo i cili e mbylli garën vetëm në vendin e 7-të, pas krahëve të Oliverës.