MotoGP/ Oliveria bën surprizën në Austri, fiton në metrat e fundit

Miguel Oliveira ka fituar garën e Austrisë duke u bërë piloti i parë portugez që fiton një çmim të madh në MotoGP. Piloti i KTM-së fitoi në kthesën e fundit të saj garën e 900 në historinë e motoçiklizmit, duke përfituar nga dueli i Miller dhe Espargaro për kryesimin.

Dy pilotët që kishin kryesuar garën deri në metrat e fundit dolën gjerë në kthesë, duke lejuar portugezin që të arrinte një sukses që as ai vetë nuk e priste.

Në vend të katërt Joan Mir (Suzuki), ndërsa pikë të rëndësishme mori Andrea Dovizioso (Ducati), i cili e sheh veten vetëm 3 pikë larg kryesuesit të renditjes së përgjithshme, Fabio Quartararo. Vetëm i nënti Valentino Rossit. MotoGP do të rikthehet në 13 shtator, me Çmimin e Madh të San Marinos.

Image

Image

Image

SHKARKO APP