FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mount: Tuchel na ka ndryshuar, ka pasur menjëherë ndikim te ne!

Thomas Tuchel mori drejtimin e Chelsea-t më 26 janar, teksa është ambientuar shumë shpejt. Mbrëmjen e djeshme siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e Championsit, teksa pret fituesin e duelitReal Madrid-Liverpool.

Mason Mount është një nga lojtarët më në formë të skuadrës angleze. 22-vjeçari zbulon për BT Sport se çfarë ka ndryshuar me ardhjen e trajnerit gjerman.

“Jemi në rrugën e duhur për të bërë mirë. Kush zbret në fushë e ka të qartë se do të paraqitet mirë. Jemi të përqendruar në çdo ndeshje dhe kemi besim 100% tek aftësitë tona. E dimë që fundi i sezonit do të jetë shumë impenjues, por jemi gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri ka pasur një ndikim të madh te ne. Nuk është e thjeshtë të marrësh drejtimin e ekipit në mes të sezonit, por ne e dinim që nga dita e parë se çfarë donte ai. I kemi realizuar kërkesat e tij në çdo ndeshje. Po punojmë shumë, jo më kot ndodhemi në këtë nivel”, deklaroi Tuchel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?