Mposhti Chievo-n, gjesti domethënës i Higuain pas golit të dytë (Video)

Juventus nuk e ndal hapin drejt titullit kampion dhe kjo falë Gonzalo Higuain që në sfidën e luajtur mbrëmë shënoi dopietë në fitoren 2-0 kundër Chievo-s në “Juventus Stadium”. Me tre piket e siguruara bardhezinjtë udhëheqin plus tetë duke mos ndierë presionin e Romës që mban vendin e dytë.

Në golin e dytë të shënuar nga argjentinasi ra në sy festimi i çuditshëm që Gonzalo nuk e kishte bërë ndonjëherë, duke formuar shkronjën “N”. Në mendje të shkonte ndonjë thumbim për ish-skuadrën e tij, Napolin, por jo, e vërteta nuk ishte kështu.

Higuain ka dashur të përshëndesë nënën e tij, duke bërë me duart gërmën e inicialeve të emrit të saj. Këtë gjë e ka konfirmuar pas ndeshjes vetë sulmuesi argjentinas, duke hequr çdo hije dyshimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?