Mrekulli angleze/ Klubi i Ligës së 6-të eliminon fituesit në fuqi të FA Cup
Futbolli anglez ka dhuruar edhe një herë një nga ato histori që e bëjnë FA Cup një turne unik. FC Macclesfield, skuadër që militon në Ligën e Gjashtë, ka realizuar një mrekulli të vërtetë duke eliminuar në raundin e tretë fituesit në fuqi të trofeut, Crystal Palace, ekip i Premier League.
Skuadra modeste arriti një fitore të pabesueshme 2-1, falë golave të Dawson dhe Buckley, duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e krijuara. Reagimi i londinezëve erdhi shumë vonë, me Pino që ngushtoi diferencën vetëm në minutën e fundit, pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Ky rezultat konsiderohet si një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni, duke pasur parasysh hendekun e thellë mes dy ekipeve, si në nivelin e kampionatit ashtu edhe në cilësinë individuale. Macclesfield luan në një stadium me rreth 5 mijë vende, ndërsa vlera e formacionit titullar nuk i kalon 1 milionë euro.


KOHA JONË SONDAZH

