“Mrekullia” është afër – Shokohet “Bernabeu”

Real Madridi po luan në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Juventusit.

Që në minutën e dytë zhbllokohet rezultati. Mario Mandzukic kalon Juventusin në avantazh, duke rihapur çështjen e kualifikimit.

Në minutën e 12-të shënon Isco për Realin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi shtang “Bernabeun” përsëri në të 37’. Sërish sulmuesi kroat Mandzukic shënon në portën e spanjollëve dhe 2-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë gjithçka hapet përsa i përket kualifikimit, pasi rezultati i përgjithshëm është 3-2 për Realin.

Komenti i ndeshjes

Minutë pas minute

Real Madrid 0-2 Juventus

37′ Mandzukic shenon golin e dytë personal dhe të dytin për Juventus. Bardhezinjtë pranë përmbysjes

2′ GOL Juventus, Mndzukic realizon shumë shpejt

Formacionet zyrtare

reali

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?