Protesta e 8 tetorit, Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se situata politike në vend po shkon drejt një përshkallëzimi të fortë, duke e konsideruar protestën dhe revoltën qytetare si të vetmen rrugë për t’i kundërvënë asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha iu referua edhe protestës së paralajmëruar për nesër kundër Reformës Territoriale, e cila pritet të votohet në Kuvend dhe që sipas Partisë Socialiste, në vend nga 61 bashki, do të jenë 46 bashki.

“Barometri i urrejtjes popullore ndaj Parlamentit dhe Edi Ramës po arrin në nivelet më të larta”, deklaroi Berisha, duke shtuar se sipas tij “është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës”. Në vijim, lideri demokrat ngriti akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me disa çështje të hetuara nga institucionet ligjzbatuese. Berisha pretendoi se Rama është shndërruar në “avokat publik” të personave që ai i akuzon si të lidhur me struktura kriminale.

Berisha foli gjithashtu për hetimet e BKH-së dhe për një kompani që ka përfituar rreth 45 milionë euro nga shteti. Ai pretendoi se gjatë një aksioni të BKH-së, një prej personave të hetuar kishte telefonuar disa herë kryeministrin Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga fjala

Swiss Digital Mobile Reklama

Barometri i urrejtjes popullore ndaj parlamentit dhe Edi Ramës po arrin në nivelet më të larta dhe natyrisht është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës. Siç keni konstatuar këto ditë, ai është shndërruar në një avokat publik të hapur të bandës së tij kriminale në AKSHI, të Mirlindës dhe Lindës, të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, dhe tani edhe të Roni Iffetit, Arjet Autobllindit dhe famëziut Ardi Veliu.

Duke faktuar se ata nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të tij. Sot ai shkonte vizitonte garazhet e Arjetës, atje ku blejnë makinat me lekët e shtetit dhe ia shesin po shtetit. S’ndodh kund në botë vetëm këtu. 45 milionë euro ka marrë kompania e Edi Ramës me Roni Iffetin. Dhe ju besoj e dëgjuat, kur ekipi i BKH-së hyri në banesën e Iffetit, ai haptas, në sfidë të hapur telefonoi katër herë Edi Ramës.

I bëri thirrje hetimit t’ia hetojnë atë telefon. Dhe po sipas këtij burimi, tre herë të tjera i lidhi Rama. Kaq familjar, kaq shërbëtor i tyre është ky. Dhe sot, në një mburojë, në një mbrojtje për ta, shkon dhe viziton garazhet, fabrikat gjoja, ku makinat që i bëjnë me lekët e taksapaguesve ua shet ministrive. E padëgjuar ndonjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 587 (12.1%)
Jo 4259 (87.9%)

Vota totale: 4846