MSN është tridenti më i frikshëm në historinë e futbollit
Tridenti Messi-Suarez-Neymar (MSN) është më frikshmi në futbollin botëror, deri më tani, në shekullin e 21-të. Midis sezonit 2014-15 dhe 2016-17, kjo treshe shënoi 363 gola, duke zënë dy vendet e para në renditjen e përbërë nga 45 tridentët më të mirë.
Rekordi i MSN është nga sezoni 2015-16 me gjithsej 131 gola: 59 nga Luis Suárez, 41 nga Leo Messi dhe 31 nga Neymar. Në vitin e tij të parë, tridenti i Barçës shënoi 122 gola, këtë herë me Messin si lider, me 58 gola, i ndjekur nga Neymar me 39 gola dhe Luis Suárez me 25 gola.
Fakt është që tridenti i Barçës luajti 113 ndeshje. Ata fituan 9 tituj: një Ligë të Kampionëve, një Botëror Klubesh, dy La Liga, një Superkupë UEFA, një Superkupë Spanjolle dhe tri Kupa të Mbretit.
Real Madridi zë vendin e tretë, por nuk ishte BBC-ja e famshme (Benzema, Bale dhe CR7). Fjala është për tridentin tjetër, të formuar nga Cristiano Ronaldo (60 gola), Karim Benzema (32 gola) dhe Gonzalo Higuaín (26 gola). Kjo treshe shënoi 118 gola në sezonin 2011-12 dhe ishte thelbësore për ta fituar titullin e La Liga-s me José Mourinho në stol.
Sezonin e kaluar, sipas këtij studimi, Bayerni me tridentin Robert Leëandoëski (55 gola), Serge Gnabry (23 gola), Thomas Müller (14 gola) shënoi 92 gola.
KOHA JONË SONDAZH

