Muriqi shënon dy gola me Mallorcan në La Liga

Vedat Muriqi ka shënuar dy gola me fanellën e Mallorcas në La Liga.  Në Palma de Mallorca vendasit luajnë kundër Las Palmas dhe sulmuesit të Kosovës iu deshën vetëm shtatë minuta lojë për të kaluar ekipin e tij në avantazh me një goditje fantastike me kokë.

Sulmuesi nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 28-të shënoi sërish me një goditje të sakte me të majtën brenda zonës së rreptësisë.

Ky ishte goli i 6 për sulmuesin dardan me fanellën e Mallorcas për këtë sezon, ndërkohë që ka dhënë dy asiste.

Goli i 1

Goli i 2

SHKARKO APP