Muzaka e Kahata bëjnë “Tiranën me krahë”, Gugash Magani: Presim edhe dy blerje
Trajneri i Tiranës, Gugash Magani siguroi se merkatoja bardheblu nuk mbyllet me dy blerjet e fundit, duke pritur deri në fund të janarit edhe një mbrojtës dhe një mesfushor cilësor. Gjergji Muzaka dhe Francis Kahata, dy blerjet e para të rëndësishme të merkatos dimërore, sipas Maganit, e kanë bërë me “krahë” Tiranën, gati “për të fluturuar” , teksa dy lojtarët kanë zhvilluar këtë të enjte stërvitje në “Skënder Halili”. Më tej, Tirana do të spostojë përgatitjet në Durrës në Kompleksin Tropikal.- “Tirana ka bërë një blerje të goditur me Muzakën, ndërsa Kahata duhet të parë vetëm në përgatitjen fizike. Me këta dy futbollistë e kemi kompletuar skuadrën në krahët. Tani kërkojmë një mbrojtës dhe një mesfushor qendre me tipare sulmuese," – thotë Magani. Ish-mesfushori i kësaj skuadre, shkodrani Gilman Lika, i cili sapo u divorcua nga Flamurtari, konsiderohet një blerje e mundshme e bardhebluve. -“Gilman Lika është një futbollist tepër cilësor, por siç e theksova më lart prioritet mbetet mbrojtja dhe mesfusha. Gjithsesi s'mund ta fsheh që na intereson edhe ky lojtar.” Nga Tirana po diskutohet largimi i kroatit Bushiç, por Magani thekson se e ardhmja e tij do të vendoset pas një bisede që do të ketë klubi dhe ai me sulmuesin kroat. – “Bushiç nuk ma ka shpërblyer besimin që më ka dhënë. Do të kem një bisedë me të dhe do t'i kërkoj të marrë më shumë përgjegjësi”. Ditët në vazhdim Magani do të vëzhgojë me kujdes dy futbollistë brazilianë, një mbrojtës dhe një sulmues, që do të mund të firmosin me bardheblutë vetëm nëse e kalojnë me sukses provën. Të shtunën Tirana do të zhvillojë në Durrës një takim miqësor me Teutën.Muzaka e Kahata bëjnë “Tiranën me krahë”, Gugash Magani: Presim edhe dy blerje
KOHA JONË SONDAZH

