Napoli fiton duelin për titull ndaj Atalantës dhe “blindon” kreun

Napoli fiton duelin për titull ndaj Atalantës në shifrat 3-2 dhe shkon në kuotën e 50 pikëve. Skuadra e Antonio Contes konfirmohet si skuadra pretendente për titull pasi fiton në një transfertë në vështirë.
Retegui kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 16-të, por kundërpërgjigjen e Napolit që përmbysi gjithçka që në pjesën e parë me Politanon dhe McTominay.
Lookman ndërkohë barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi Napoli luan mirë dhe gjen dhe golin e tretë me Lukakun. Atalanta mbetet 7 pikë larg Napolit kryesues në renditje pas 21 javësh. /R.Lika-Koha Jonë/