FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli fiton me “manita” ndaj Udineses dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Napoli konfirmon formën fantastike. Të kaltrit e Gattusos mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 Udinesen në ndeshjen hapëse të javës së 36-të të Serie A, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalojnë dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 2-të të kampionatit.

Napoli zhbllokoi shifrat në minutën e 28-të me Piotr Zielinskin që shfrytëzoi topin e kthyer nga Muso pas goditjes së Osimhen. 3 minuta më vonë Zielinski bëri njeriun asist duke shërbyer për Fabian Ruiz që shënoi edhe të dytin për Napolin.

4 minuta para pushimit Udinese rihapi sfidën me golin e Okakas. Pjesa e dytë foli e gjitha për Napolin që realizoi dhe 3 herë të tjera. Fillimisht meksikani Lozano në të 56-ën i çoi shifrat në 3-1, ndërkohë që 10 minuta më vonë shënoi edhe mbrojtësi Di Lorenzo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mungonte në këtë sukses të thellë të Napolit firma e kapitenit Insigne që realizoi një gol të bukur pak para fundit duke vulosur fitoren 5-1 të Napolit që me këto 3 pikë u ngjit në kuotën e 73 të tillave, 4 më shumë se Juventusi për momentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?