FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli fiton me “poker” ndaj Spezias dhe merr vendin e dytë (VIDEO)

Napoli rikthehet të fitoret në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 70 pikë. Skuadra e Gattusos fitoi me lehtësi 4-1 në transfertën ndaj Spezias, ku aktivizohet edhe Ismajli.

Të kaltrit e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë duke shënuar 3 gola. Fillimisht zhbllokoi rezultatin Zielinski në minutën e 15-të pasi u harrua në zonë nga mbrojtja vendase. Më pas do të ishte radha e Osimhen për të shënuar dy gola në minutën e 23-të dhe 44-të.

Spezia u zgjua në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar me Piccoli-n, por Lozano 10 minuta nga fundi shënoi një tjetër gol. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?