Napoli fiton ndaj Bolognës, shkëlqen Insigne me dopietë (VIDEO)

Napoli rikthehet te fitore në Seria A, duke qenë ende në garë për një vend në zonën Champions League. Skuadra e Gattusos triumfoi 3-1 ndaj Bolognës.

Lonrenzo Insigne zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Në minutën e 22-të Hysaj futet në fushë pas dëmtimit të Ghoulam. Në fillimin e pjesës së dytë Të Kaltrit dyfishuan shifrat në minutën e 65-të me Osimhen.

Bologna ndërkohë reagoi në minutën e 73-të me Sorianon duke ndezur shpresat. 3 minuta më pas Lorenzo Insigne përfitoi nga një gabim i De Silvestrit duke shënuar golin e dytë personal. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e 6-të, me 47 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP