Napoli i falet McTominay, shkon -6 pikë nga Interi

Java e 30-të e Serie A nisi me një fitore të rëndësishme të Napoli, që mposhti 1-0 në transfertë Cagliarin. Goli vendimtar erdhi shumë shpejt, që në minutën e dytë të takimit. Pas një goditjeje këndi, tentativa e Alessandro Buongiorno u ndal nga portieri Elia Caprile, por topi u përplas në shtyllë dhe përfundoi te Scott McTominay, i cili nga afër nuk gaboi, duke kaluar napolitanët në avantazh.

Në pjesën e dytë, trajneri Antonio Conte hodhi në fushë Alisson Santos, ndërsa tekniku i vendasve, Pisacane, tentoi të ndryshojë rrjedhën e lojës duke aktivizuar Kilicsoy dhe talentin e ri të vitit 2007, Mendy, që sollën më shumë rrezik për mbrojtjen napolitane. Në një tjetër moment, Politano kombinoi me Kevin De Bruyne, por sërish Caprile ishte në lartësinë e detyrës, duke ndalur edhe mesfushorin belg.
Në minutat e fundit, Napoli rrezikoi vetëm në një rast me Gutiérrez, por arriti të ruajë avantazhin deri në fund.

Me këtë sukses, skuadra e Contes regjistron fitoren e katërt radhazi, ngjitet në vendin e dytë dhe ngushton diferencën në 6 pikë nga kryesuesit e Inter Milan, që do të luajnë të dielën ndaj Fiorentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?