Napoli me super mbrojtje, në Europë vetëm Chelsea ka ritëm të njëjtë
Mbrojtja e mirë të garanton padyshim edhe triumfe. Napoli e ka nisur këtë sezon në mënyrën më fantastike, duke pësuar vetëm tri gola, duke qenë mbrojtja më e mirë se bashku me Chelsea-n në Premier League.
Por nuk mban këtu, formacioni i Spalletit, së bashku me Torinon, është në vendin e tretë nga 5 kampionatet kryesore sa i përket gjuajtjeve të lejuara të kundërshtarëve, 25 në total në 9 ndeshje të kampionatit. Më mirë se ta kanë bërë vetëm Atletico Madrid dhe Manchester City me 17.
Në zonën e Koulibaly është shumë e vështirë për të hyrë. Kundërshtarët kanë prekur topin në zonën e Napolit vetëm në 135 rasteve. Në Itali askush nuk ka bërë më mirë, ndërkohë që në Europë më mirë janë Atletico (120), Sevilla (127) dhe Bayerni (134). /R.Lika-Koha Jonë/