Napoli mund me vuajtje ekipin e Ramadanit dhe Berishës

Në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të Serie A, Napoli ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Lecces, duke forcuar kështu pozitat e veta në krye të tabelës.

Skuadra napolitane dominoi pjesën e parë të takimit në stadiumin “Via del Mare”, por nuk arriti të gjente golin e epërsisë. Në pjesën e dytë, vendasit u rritën ndjeshëm në lojë dhe patën një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por portieri Milinković-Savić priti penalltinë e goditur nga Camarda, e cila ishte akorduar pas një prekjeje me dorë të Juan Jesus në zonë (56’).

Pas këtij rreziku, Napoli reagoi menjëherë dhe arriti të zhbllokojë rezultatin falë një goditjeje me kokë të André-Frank Zambo Anguissa pas një goditjeje dënimi të realizuar nga Neres (69’). Ky gol rezultoi vendimtar, duke i dhënë Napolit tre pikë të vlefshme dhe konfirmimin në majën e Serie A-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?