Napoli mund Milanin në “San Siro”, vendos një gol i Elmas (VIDEO)
Pas dy humbjeve radhazi, Napoli rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në “San Siro” ndaj Milanit. Skuadra e Salletitt i shkaktoi disfatën e tretë sezonale kuqezinjve.
Dueli u vendos nga një gol i shpejt i Elmas që në minutën e 4-t, pas një goditje me kokë brenda zonës nga zhvillimet e një goditje nga këndi. Milani provoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin e barazimit, por o të ishte shumë e paqartë në lojën e saj.
Në fundin e ndeshjes, Kessie shënoi golin e barazimit pas një rrëmuje në zonë, por arbitri e anuloi me VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë aksionit. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa Milani. /R.Lika-Koha Jonë/