Napoli mund Torinon dhe “blindon” vendin e parë në Seria A
Napoli nuk di të ndalet këtë sezon në kampionat, teksa sot ka marrë suksesin e radhës 1-0 në transfertën delikate ndaj Torinos.
Një tjetër ndeshje pozitive nga skuadra e Contes, që ishte dominuese për pjesën më të madhe të sfidës. Golin vendimtar e shënoi McTominay në minutën e 31-të, duke qenë një ndër më të mirët në fushë.
Rastet ishin të shumta dhe për Lukakun, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Napoli mbetet në krye me 32 pikë, 5 më shumë se Atalanta dhe Interi. /R.Lika-Koha Jonë/