Napoli në emergjencë, Koulibaly të paktën një muaj jashtë fushave
Dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Napoli ka filluar që të humbasë terren në kampionat dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe statistikat. Të Kaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Sassuolos dhe tashmë e shohin veten vetëm një pikë para Milanit.
Problemet me dëmtimet nuk kanë qenë të pakta në këtë periudhë. Në ndeshjen e radhës ndaj Atalantës përveç Osimhen dhe Anguissa do të mungojë edhe Koulibaly. Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në bicepsin femoral dhe do të jetë jashtë fushave për 5-6 javë.
Nëse do të vijë dhe konfirmimi pas vizitave mjekësore, atëherë do të vendosej në rrezik edhe prezenca në Kupën e Afrikës. Ndeshja ndaj Atalantës do të jetë shumë e rëndësishme për renditjen, pasi Milani dhe Interi janë gati që të përfitojnë në rast të ndonjë gabimi nga ekipi i Spalletit. /R.Lika-Koha Jonë/