Napoli ngec në “Olimpico”, Lazio e befason në minutat e fundit

Napoli u ndal në barazim 2-2 nga Lazio, në sfidën e javës së 25-të në Serinë A. Skuadra e Antonio Contes dështoi të largohet me tre pikë nga kryeqyteti italian, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, falë një goli të Isaksen në minutën e 6-të. Megjithatë Raspadori riktheu baraspeshën në minutën e 13-të.
Një autogol i Marusic përmbysi rezultatin në favor të Napolit, me miqtë që i shkuan afër fitores. Në minutën e 87-të, Dia barazoi shifrat në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Napoli mbetet në vendin e parë me 56 pikë, 2 pikë më shumë se zikaltërit e Inzaghit. Lazio në krahun tjetër, mban vendin e katërt me 46 pikë të grumbulluara.