Napoli prish ditën e festës së titullit, ndalet ndaj Salernitanës (VIDEO)
Napoli duhet të presë edhe pak për të festuar titullin kampion në Seria A, i cili do të jetë i treti në historinë e saj. Skuadra e Spallettit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salernitanës, duke hedhur poshtë të gjitha përgatitjet që janë bërë për ta kthyer në festë ditën e sotme.
Mathias Olivera zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të për Napolin, por Salernitana do të barazonte me Boulaye Dia. Në fundin e ndeshjes Salernitana iu afrua edhe golit të dytë, ndërkohë që zhgënjimi te tifozët vendas nuk është se mungoi.
Napoli mbetet në krye me 79 pikë, 18 më shumë se Lazio, kur mbeten dhe 6 javë nga fundi, dhe tashmë ju duhet vetëm 1 pikë për të siguruar titullin.
KOHA JONË SONDAZH

