Nations League/ Kosova fiton ndaj Lituanisë, Spanja mund Zvicrën

Në pritje të vendimit nga UEFA, Kosova e mbyll me fitore aventurën ne Ligën e Kombeve, duke mundur 1-0 Lituaninë. Muharrem Jashari ishte protagonist për mirë dhe për keq.

Ai shënoi golin e vetëm në minutën e 5-të, por la ekipin për një pjesë loje me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Në Ligën A, Spanja fitoi 3-2 ndaj Zvicrës, teksa për këta të fundit shënoi dhe Andi Zeqiri. Kroacia dhe Portugalia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Serbia dhe Danimarka u ndalën në barazim pa gola, ndërkohë që Skocia mundi 2-1 Poloninë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP