FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja e parë si titullar pas 6 muajsh, Robben përlotet pasi jep dy asistë

Arjen Robben është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Në moshën 37-vjeçare, holandezi luajti për herë të parë si titullar me Groningenin pas 6 muajsh dhe ofroi versionin e tij më të mirë.

Dy pasime për gol nga ish-lojtari i Bayern Munchen, të dyja me të majtën e tij magjike. Por, jo vetëm kaq. Në intervistën pas ndeshjes, Robben tha se ishte i gatshëm edhe për kthimin te kombëtarja e Holandës, nëse trajneri De Boer do ta shikojë të arsyeshme.

Kur tha këto fjalë, mesfushori u përlot: “Nëse De Boer më thërret për Evropianin, do të pranoja. Do të ishte shumë bukur, por duhet të jemi realist. Duhet të jem mirë fizikisht dhe në formë. Nuk e fsheh që e ëndërroj Evropianin, por nuk duhet të “fluturoj”. Nëse më thërret dhe nëse janë kushtet që unë të luaj një rol në përfaqësuese, do të pranoja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arjen Robben e ka luajtur në tetor të vitit 2017 ndeshjen e tij të fundit me Holandën. Me “Tulipanët”, ai ka luajtur 96 ndeshje, duke shënuar 37 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?