Ndeshja Tirana-Skënderbeu/ Angazhohen 222 policë, ja rrugët që do bllokohen në Elbasan

Policia e Elbasanit ka marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes së nesërme mes Tiranës dhe Skënderbeut për kupën që do të luhet në ‘Elbasan Arena’.

Për pasojë, do të ketë bllokime të segmenteve rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i makinave përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit; nuk  do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi I  mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i rrugës së  Tapetave”; Nuk do  të  lejohet   lëvizja  dhe parkimi I  mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rruges së Tapetave” deri tek  “ Ish Konservimi”.

Do të ketë shtim të shërbimeve në dy anët e bulevardeve “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, me qëllim parandalimin e çdo veprimi që cënon rendin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet,  Stacionet   vartëse të saj dhe FNSH-ja. Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur me biletë dhe   me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

Swiss Digital Mobile Reklama

a) sende të forta,

b) shishe (të  çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  do   të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 31  Maj  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?