FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshje drithëruese në Olimpico, Lazio mund Juven dhe fiton SuperKupën e Italisë

Superkupa e Italisë i takon Lazio-s. Romakët mposhtën Juventusin me rezultatin 3-2 pas një ndeshje plot emocione në Stadio Olimpico.

Pas një ndërhyrje të parregullt të Gianluigi Buffon në zonë arbitri akordoi penalti dhe Immobile shënoi golin e parë për Lazio-n. Me rezultatin 0-1 shkuan ekipet në dhomat e zhveshjes pas 45 minutave të para.

Skuadra e Simone Inzaghit u tregua e rrezikshme edhe në pjesën e dytë. Pas një harkimi të bukur nga Marco Parolo, Ciro Immobile kërceu më lartë për të mposhtur sërish Gigi Buffonin (54’).

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, 5 minuta para përfundimit Dybala shënoi dy herë, duke barazuar rezultatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ndeshja nuk u shty, pasi Lazio shënoi sërish me Jordan Lukaku duke fituar kështu SuperKupën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?