Ndodh dhe kjo/ Lojtari i Sheffield United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

Një histori e veçantë po tërheq vëmendjen në ambientet e Sheffield United, ku jeta personale dhe ajo profesionale janë ndërthurur në mënyrë të pazakontë.

Mesfushori i skuadrës, Oliver Arblaster, dhe partnerja e tij Martha Elizabeth Wilder kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale, ku çifti ndau momente emocionale dhe fotografi që zbuluan pritjen e ëmbël.

Martha Elizabeth Wilder është vajza e trajnerit të ekipit, Chris Wilder, duke e bërë këtë histori edhe më interesante për publikun dhe tifozët. Marrëdhënia e çiftit ishte bërë publike rreth një vit më parë dhe që atëherë ka qenë shpesh në fokusin e ndjekësve të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimet pas njoftimit kanë qenë të shumta, me mijëra urime nga tifozët. Një detaj që tërhoqi vëmendje erdhi nga nëna e futbollistit, e cila zbuloi se çifti pret një djalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, situata krijon një dinamikë të veçantë brenda klubit anglez, pasi trajneri Chris Wilder pritet të bëhet gjysh, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdon të drejtojë në fushë dhëndrin e tij të ardhshëm. Kjo ka ngritur diskutime mbi mënyrën se si do të ruhet balanca mes marrëdhënieve familjare dhe profesionalizmit në skuadër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?