Në Itali e bëjnë fakt. Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë

Në Itali e bëjnë fakt që Gigi Di Biagio do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare.

Sportitalia e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare për të marrë stolin e Edy Rejës. Tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare.

Sipas Sportitalia-s, kontaktet mes trajnerin italian dhe drejtuesve të Federatës kanë vazhduar prej javësh, dhe tani kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë pikë, mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme dhe çdo komunikim zyrtar nga personat e përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?