Në Itali “kryqëzojnë” Asllanin dhe Taremin pas humbjes në derbi, në verë pritet të largohen nga Interi
Në një moment ku Interi mbante ende gjallë një fije shprese për të realizuar ëndrrën e tripletës, ishin pikërisht disa nga lojtarët e bankinës ata që kontribuan në fundin e këtij objektivi ambicioz.
Mehdi Taremi dhe Kristjan Asllani janë në qendër të kritikave pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një disfatë që jo vetëm shënon një ndalesë sezonale, por përbën një sinjal alarmi për problemet strukturore në menaxhimin e rotacionit nga ana e zikaltërve.
Sipas asaj që shkruan sot La Gazzetta dello Sport, dy lojtarët janë bërë simbol i një dështimi në alternativat e ekipit.
🔹 Asllani, një talent që nuk shpërtheu kurrë – Për mesfushorin shqiptar situata nuk është e mirë. I blerë në vitin 2022 për 14 milionë euro si një investim për të ardhmen, Asllani nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë. Pas tre sezonesh, ai shihet ende si një lojtar i pasigurt, me vendime të ngadalta dhe pa ndikim në ndeshje. As trajneri dhe as drejtuesit nuk janë të bindur për potencialin e tij dhe, sipas Gazzetta-s, një ndarje në fund të sezonit është gjithnjë e më e afërt.
Për Interin, këto dy raste janë shembuj të qartë se suksesi i një skuadre nuk varet vetëm nga formacioni titullar, por edhe nga forca e bankinës. Dhe në këtë aspekt, zikaltrit duket se kanë dështuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

