Në Korçë biletat e Partizanit “me metematikë”, Duro: Ne fitojmë!
Kanë kaluar gati dy dekada që Partizani nuk e fiton më titullin kampion. Ky është sezoni që ka bërë të besojnë me mijëra tifozë, se titullin mund të rikthehet. Trajneri i Partizanit Shpëtim Duro për ndeshjen së së hënës me Skënderbeun, ora 18:00, e di rëndësinë e fitores me një rival direkt për titull, në një kohë kur sezonin nuk i kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund. Trajneri Duro beson se Partizani mund ta arrijë fitoren dhe tre pikët, për faktin se lojtarët gëzojnë formë të mirë para ndeshjes. – “Kampionati ka hyrë në një fazë ku çdo përballje vendos titullin kampion. Lojtarët gëzojnë një gjendje të mire fizike diçka premtuese në këtë fund sezoni. Jemi optimist në prag të kësaj sfide, por gjithçka vendoset në fushën e lojës. Është një përballje e cila sigurisht pranon të tre rezultatet, edhe pse në këtë transfertë shkojmë me synimin për rezultat pozitiv. Kam shumë besim te skuadra ime dhe jam i bindur që në këtë përballje do marrim maksimumin.” Ai thotë se ndeshje të tilla, vendosen shpesh edhe nga episodet. -“Mos harrojmë që në përballjet e tjera me Skënderbeun humbjet nuk kanë qenë reale dhe të drejta, duke qenë se kanë ndikuar shume faktorë. Ndeshjet direkte përcaktohen nga episode, duke par edhe nivelin e skuadrave që është pothuajse i njëjtë. Tifozeria e Partizanit është ajo që i ka dhënë gjithë bukurin përballjeve tona dhe mbështetja më e madhe për ne, që sigurisht e pres edhe në transfertën e Korçës. Askush nuk mundet ti privoi të drejtën për ta ndjekur ekipin e zemrës. Partizani është ekipi i cili i ka dhënë tonin këtij kampionati”, deklaroi Duro. Të kuqtë fituan me vështirësi ndeshjen e fundit me Apoloninë, megjithatë morën tre pikë dhe përballjet direkte me Skënderbeun e Kukësin, sipas Durës janë gati vendimtare për titullin kampion . – “Jemi stërvitur mirë gjatë kësaj jave edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që prej ndeshjes së fundit që kemi luajtur me Apoloninë të shtunën. Kam besim te kjo skuadër por tani vjen edhe pjesa më e vështirë e sezonit”. Tekniku 55-vjeçar i kryeqytetasve mbi ndeshjen e kaluar në Korçë, Partizani pësoi një humbje të thellë 3-0, por Duro beson se ndeshja e mbetur e këtij sezoni, është një histori tjetër. – “Unë besoj shumë te ky grup edhe pse Skënderbeu mbetet një kundërshtar i fortë. Kjo ndeshje nuk ngjan me atë të fazës së dytë, ku ne zbritëm në fushë me shumë mungesa,” – theksoi Duro.
Kategoria Superiore
Java e 30-të/ Sot
Apolonia – Flamurtari 14:00
Teuta – Elbasani 14:00
Tirana-Vllaznia 17:00
Të hënën
Kukësi-Laçi 15:00
Skënderbeu – Partizani 18:00
Klasifikimi
Kukësi 61
Skënderbeu 60
Partizani 59
Tirana 57
Laçi 53
Flamurtari 34
Vllaznia 33
Teuta 23
Apolonia 16
Elbasani 13
Skënderbeu-Partizani
Beteja nis për një biletë, për të kuqtë vetëm 300 bileta
Skënderbeu po ndjek një strategji si për të thënë se është i përpiktë me rregulloren, duke ju mbyllur derën tifozëve të Partizanit. Pas shumë bisedimeve me të kuqtë, për kërkesat e tyre mbi numrin e biletave që do t’iu shpërndahen tifozëve të Partizanit, klubi korçar vendosi t’i përmbahet kuotës që përcakton rregullorja për tifozët e skuadrave udhëtuese. Kështu akordoi 5% të vendeve të stadiumit për Partizanin, duke refuzuar kërkesat e njëpasnjëshme të të kuqve për të përfituar një kuotë shtesë biletash. Në këtë mënyrë Partizani ka mbetur vetëm me 300 bileta. Interesimi i tifozëve të kësaj skuadre, për krye-ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, ishte tepër i madh. Partizani kërkoi 2 mijë bileta nga 10 mijë që mban stadiumi i Korçës. Më parë Skënderbeu kishte akorduar 800 bileta më tepër për tifozë miq, por nisur nga rëndësia që ka ky takim, vendosi të zbatojë rregulloren. Sekretari i klubit korçar u shpreh se në këtë rast zbatimi i rregullores erdhi për faktin se nuk mund të lihet jashtë tifozët e Skënderbeut, duke qenë se mbi këtë ndeshje interesi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm.
KOHA JONË SONDAZH

