Në Spanjë nuk pranojnë ardhjen e ekipit të Romës, sfida drejt shtyrjes

Roma nuk do të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen ndaj Sevillas në Europa League. Vendimi i është komunikuar ekipit italian, që sot është stërvitur rregullisht dhe që po përgatitej të nisej për në Spanjë.

Në sajë të alarmit të coronavirusit që është përhapur shumë edhe në vendin iberik dhe sidomos gjendjen e rënduar që po kalon Italia, qeveria spanjolle nuk ka dhënë “ok” për të pritur avionin me stafin verdhekuq.

UEFA është informuar mbi këtë vendim dhe tani pritet që të mblidhet dhe të japë një lajmërim.

SHKARKO APP