Në Spanjë sulmojnë Marotta-n: Po gënjen për klauzolën e Lautaros!

Gazeta e përditshme katalanase “Mundo Deportivo” ka nisur një sulm ndaj administratorit të deleguar të Interit Beppe Marotta, duke i konsideruar si të pavërteta deklaratat e tij në lidhje me klauzolën e zgjidhjes së kontratës të sulmuesit argjentinas.

Duke cituar burime të brendshme në klubin e Barcelonës, që sipas medias spanjolle janë konfirmuar dhe nga njerëz të afërt të Lautaro Martinez, përgënjeshtrohet afati i skadencës së klauzolës që sipas Marottës është në 7 korrik, duke e cilësuar këtë lëvizje të drejtuesit interist si një tentativë për të ushtruar presion ndaj Barcelonës.

Sipas tyre skadenca e mundësisë së zgjidhjes së njëanshme të kontratës duke paguar klauzolën është në 15 korrik, duke shtuar se Barça avancon me qetësi drejt asaj që e quan konkludimin natyral të çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lautaro, gjithmonë duke ju referuar Mundo-s, do të jetë një lojtar i Barçës, por nuk do të paguhet 111 milionë euro, sa edhe është shifra e klauzolës në fjalë, sipas saj për Interin do të shkojnë maksimumi 70 milionë euro, plus kartoni i Junior Firpo. Interi ndërkohë në anën tjetër kërkon të paktën 90 milionë euro dhe një futbollist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?