Në super sfidën Barcelona-Atletico “fiton” Real Madridi (VIDEO)
Barcelona dhe Aletico Madrid nu kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në super sfidën e vlefshme për javën e 35-të në La Liga. Një rezultat që i shkon më shumë përshtat Real Madridit, që mund të marrë kryesimin nëse do të fitojë ndaj Sevillas.
Dueli i sotëm në “Camp Nou” ishte spektakolar me raste të shumta në të dyja krahët. Lionel Messi u ndal nga disa mrekulli të portierit Oblak, ndërkohë që edhe në krahun tjetër Suarez me shokë nuk kaluan dot Ter Stegen.
Atletico Madrid për momentin mbetet në krye me 77 pikë, ndërkohë që Barcelona ka dy pikë më pak në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

