Nedved: Pirlo qëndron te Juvja, Ronaldo nuk preket!
Juventusi nën drejtimin e Pirlos po kalon një moment të vështirë, teksa është 10 pikë larg Interit dhe jashtë Champions League. Skuadra bardhezi të vetmen shpresë reale për ta mbyllur sezonin me trofe e ka në Kupën e Italisë, ku në finale do të përballet me Atalantën. Zëvendës-presidenti Pavel Nedved ndërkohë ka bërë një analizë të situatës, duke folur për trajnerin dhe te ardhmen e Ronaldos.
“Pirlo është dhe do të jetë trajneri i Juventusit me 100%. Ne u lidhëm me një projekt me Andrean, duke i ditur vështirësitë që do të kishte. Donim të bënim diçka më shumë, por nuk ia dolëm, vështirësitë i kishim parashikuar. Kemi një të trajner të ri me një skuadër të rinuar. Jemi shumë të qetë, në rrugën që donim dhe nuk devijojmë nga kjo rrugë. Ai ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyer, edhe pse “i madh” zakonisht bëhesh pas 10, 15 apo 20 vitesh punë.
E ardhmja e Ronaldos? Cristiano si teknikisht dhe sa i përket imazhit na dha një shtysë drejt Olimpit të futbollit. Ka shënuar më shumë se 100 gola në 120 ndeshje. Mund ta kritikojmë sepse të gjithë jemi të hapur ndaj kritikave dhe duhet t’i pranojmë kritikat kur bëjmë një gabim. Por të vësh në dyshim statistikat e tij dhe atë që ai tregon në çdo ndeshje, për mua nuk është e drejtë. Ai është një djalë shumë i thjeshtë, edhe pse nga jashtë nuk duket. Fëmijët do të do të studiojnë trupin dhe karrierën e tij, sepse mbetet prototipi i një lojtari modern, i cili me talent të jashtëzakonshëm dhe shumë punë ka arritur objektiva të pabesueshëm. Ronaldo nuk mund të preket, ai ka kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe do të qëndrojë. Pastaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.”
Dybala? Na ka marrë malli për të, besoj se këtë vit ai nuk ka luajtur më shumë se 800 minuta me ne, janë shumë pak. Prania e tij do të na garantonte variante sulmuese dhe gola që, pa dyshim, i kemi humbur. Ai ka kontratë edhe vitin tjetër”, deklaroi Nedved.