FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëna e Cristiano Ronaldo: Do e bind të kthehet sërish te Sportingu!

Nga Sportingu tek …Sportingu. Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur futboll edhe pas moshës 40-vjeçare. Në pjesën përmbyllëse të karrierës së tij të lavdishme, mund të ketë vend për një tjetër përvojë me ekipin ku filloi gjithçka e që e katapultoi në futbollin që madh.

Kthimi në atdheun e tij, për të cilin është folur aq shumë në mediet luzitane mund të ndodhë kur kontrata CR7 me Juven të skadojë verën e ardhshme. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka veshur fanellën e Sportingut të Lisbonës nga 1997 deri më 2003, para se të bënte hapin e madh drejt Manchester United.

E para që dëshiron kthimin e tij në Sportingu i Lisbonës është nëna e tij, Dolores Aveiro, e cila në televizionin portugez, “TVI 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të flas me të dhe do ta bind që të kthehet, vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullim që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?