Nesër ndeshja Shqipëri-Greqi për femra, policia merr masa

Në Stadiumin Elbasan Arena do të zhvillohet të martën ndeshja ndërkombëtare midis Shqipërisë dhe Greqisë ndërmjet ekipeve përfaqësuese të futbollit për femra.

Për zhvillimin normal të ndeshjes, policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash.

Kështu, në  orën 11:00,  të datës  11.04.2017,  ju bëjmë me dije se:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit ne rrugën “Kamber Sejdini”në Rrugën e Re të “Romëve”, në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Lëvizja e mjeteve do të bëhet në Bulevardin “Qemal Stafa”, në drejtim të Librazhdit. Gjithashtu e hapur do të jetë ish-konservim – 5 Maj, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 77 punonjës policie, nga Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë  të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti  dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  1. b) shishe (të çfarëdolloj)
  1. c) fishekzjarrë

Në të kundërt nuk do të lejohen  të futen në stadium.
Në  hyrje  të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.
Të gjitha lokalet   që  ndodhen,  përreth Stadiumit, do  të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të  minimizojnë më datë  11 Prill lëvizjen e tyre me automjet  brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të  sillte  një ndihmesë të madhe në zhvillimin  sa më normal të  këtij aktiviteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?