Nesër sfida me Serbinë, Sylvinho: Ekipi është i fortë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë

Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në ‘Arenën Kombëtare’ para ndeshjes kundër Serbisë. Kapiteni Berat Gjimshiti u ndal te fokusi në këtë duel.

“Duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të marrim pikët. Sytë e një kombi te ju? Vetëm me paraqitjen në fushë në 100 përqind, ky është mesazhi, të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi pasur kohë dhe e kemi studiuar kundërshtarin që është shumë i fortë, ama edhe ne kemi lojën tonë”, tha kapiteni.

Nga ana tjetër, tranjeri tha se ekipi serb është i fortë, por nënvizoi që djemtë kuqezi janë të mirë. “Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata”, deklaroi ai. Ky duel luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?